Tre burra, bashkë përballë një gruaje, prapaskenat e ngjarjes që tronditi Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre burra, bashkë përballë një gruaje, prapaskenat e ngjarjes që tronditi Kosovën

Policia e Kosovës dyshon se ka qenë një procedurë për divorcin e çiftit ajo që ka shtyrë Naim Murselin që të planifikojë dhe paguajë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

 

Mediat në Kosovë raportojnë se policia ka gjetur dhe sekuestruar pistoletën që u përdor për vrasjen e Liridona Ademajt, 10 fishekë si edhe automjetin në të cilën e vranë ekzekutorët.

 

Advertisement

Rasti është referuar në prokurori si “vrasje e rëndë”, ndërsa deri më tani janë arrestuar tre persona, mes tyre bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

 

Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ndërsa 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit.

 

Advertisement

Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.

 

Mësohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019.

 

Advertisement

Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin.

 

Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

 

Advertisement

Vrasja

Liridona Ademaj u va mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë në në ngjarje që fillimisht u raportua si një grabitje, por më pas gjatë hetimeve u zbulua e vërteta. Policia konfirmoi se truri i planit ishte bashkëshorti i Liridonës, i cili kishte paguar autorin e dyshuar të vrasjes Granit Plava për të çuar në fund porosinë e tij.

 

Liridona u qëllua teksa ishte në makinë dhe me një shumë të konsiderueshme parash në çantë. Dyshohet se Naim Murseli e ka kurdisur planin edhe duke ditur që bashkëshortja kishte para me vete për të ngurtësuar idenë se gjithçka kishte ndodhur pas një grabitjeje.

Advertisement

 

Varrimi

Pas vrasjes, Naim Murseli organizoi edhe ceremoninë e varrimit të bashkëshortes duke pritur ngushëllime nga trë tjerët.

 

Advertisement

Madje, në videot e shpërndara ai duket i përlotur përballë të afërmve dhe mediave, ndaj të cilave po ashtu ka reaguar negativisht.

 

Në një komunikim me mediat, vëllai i Liridonës njoftoi se kisihin kërkuar zhvarrosjen e viktimës dhe kryerjen e një tjetër ekspertize nisur nga fakti se kanë ndryshuar rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy