Tre vjet burg për bigaminë? Avokati: Projekligji i paqartë, si do të mblidhen provat?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre vjet burg për bigaminë? Avokati: Projekligji i paqartë, si do të mblidhen provat?

Avokati Gylsen Zhllima shpjegoi për publikun projektligjin e propozuar për bigaminë në studion e emisionit “7pa5”. Projektligji i komentuar gjerësisht si dënim i tradhëtisë, sipas avokatit është publikuar i paplotë dhe mbetet i paqartë qëllimi i tij.

“Projektligji që është vendosur për diskutim të jemi realistë nuk ka dalë plotësisht në publik, pra nuk është konsultim mesa di akoma. Projektligji përpara se të dalë në diskutim përpara se të hartohet ose kur ka dispozita që kanë të bëjnë  me shoqërinë në tërësi, duhet patjetër të kalojë në shumë filtra. Martesa më shumë se dy, pra ne në Kodine Familjes e kemi të përcaktuar që vetëm një martesë lejohet. Nga pikëpamja legjislative kush e lexon këtë do të thotë që këtu është bërë me qëllim që të ngjallë debat është bërë nga njerëz që nuk kanë ditur çfarë duhet të bëjnë edhe thjesht kanë marrë një porosi të caktuar po pa kuptuar kush ka qenë rezultati, qëllimi final”, tha ai.

Por sipas avokatit, Kodi i Familjes e parashikon edhe tradhëtinë në kërkesat për zgjidhje bashkëshortore, ndaj theksoi se nuk e ka ende të qartë se cilën pjesë të moralit do të mbrojë shteti përmes këtij ligji.

“Ata të cilët hartojnë ligjet duhet të kenë parasysh që interesi i publikut është patjetër të ndëshkojë persona të cilët kanë kryer vepër penale, por është edhe të riedukojë, prandaj heqja e lirisë që do riedukosh një person kur ka bërë një vepër të tillë shoqerore penale, nuk e kuptoj se çfarë do të mbrojë shteti moralisht në këtë aspekt. Nuk kuptohet, thjesht është një interpretim nga ata që duan ta vendosin njeriun brenda një kuadri të kontrollueshëm që ai të mos ketë mundësi të flasë apo të reagojë. Përsa i përket Kodit të Familjes, këtë vepër të ‘pamoralshme’ e gjejmë tek Kodi i Familjes kur kemi të bëjmë me shkeljen e besnikërisë bashkëshortore dhe ajo është tek zgjidhja e martesës”, theksoi ai.

Advertisement

Megjithatë, ai thekson se në praktikë zbatimi i këtij projektligji është thuajse i pamundur.

“Ti je i martuar dhe pi kafe me një femër tjetër, ajo nuk mund të quhet martesë, bashkëjetesë, ajo mund të quhet tradhëti, mund të interpretohet. Kemi keqinterpretim të marrëdhënieve shoqërirem sepse Kodi Penal nuk mund të ndërhyjë në marrëdhënie shoqërore”, tha ai. “Tradhëti quhet një gjë tjetër, e cila me patjetër duhet të ketë një hetim dhe ai hetim është civil pikërisht për një kontratë civile që ka të bëjë me një mashkull e një femër”, shtoi ai. “Ju duhet të mendoni se si këto organe do të gjejnë prova, sepse provat normalisht do të merren në bazë të ligjit”, shtoi ai./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy