U arratis dy herë nga burg/ “Ufo” arestohet në Tiranë, i dënuar me 25 vite burg në Itali (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arratis dy herë nga burg/ “Ufo” arestohet në Tiranë, i dënuar me 25 vite burg në Itali (EMRI)

Arrestohet Ilir Paja, në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane.

 

Ndalimi i tij është bërë pak momente më parë në zonën e Laprakës, me qëllim ekstradimin e tij në Itali ku është i dënuar me 25 vite burg.

 

Advertisement

Ai njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane pasi është arratisur dy herë nga burgu në mënyrë spektakolare. Në 2017 është liruar me kusht nga Gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosjen e punonjësit të policisë në vitin 2008 Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij.

 

Fast Albania

 

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dangerous” për kapjen e një personi shumë të kërkuar për krime kundër personit.

 

Operacioni nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

 

Advertisement

Kapet e vihet në pranga 49-vjeçari nga Tirana, i shumëkërkuar në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Njësia Speciale “Fast Albania”, bazuar dhe në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dangerous”.

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit  Ilir Paja, 49 vjec, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

 

Advertisement

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

 

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradmin e 49-vjeçarit drejt Italisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy