U merrte bizneseve deri në 160 mijë euro përmes mashtrimit/ Gjykata liron nga burgu ish-zyrtaren e Bashkisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U merrte bizneseve deri në 160 mijë euro përmes mashtrimit/ Gjykata liron nga burgu ish-zyrtaren e Bashkisë

Ndryshon masa e sigurisë për Vjola Sterjon, ish drejtoreshën e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për mashtrim, në 27 Dhjetor të vitit 2022. Nëpërmjet avokatit të saj, ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

 

Kërkesa është pranuar nga Gjykata e shkallës së parë të Korçës, e cila në datën 8 Mars ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” , me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa mësohet se gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç.

 

Advertisement

Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”, pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korçë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë Euro deri në 160 mijë Euro, duke iu premtuar që do tiu siguronte subvencione nga AZHBR.

 

Sterjo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në administratën publike, si tek e-Albania dhe AKSHi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy