U përplas me makinë nga 22-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë pas 9 ditësh e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U përplas me makinë nga 22-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë pas 9 ditësh e reja

Policia e Tiranës përmes një njoftimi për media, bërë të ditur se 36-vjeçarja me iniciale M.F e cila u përplas me makinë në datën 14 janar ka ndërruar jetë.

Sipas bluve të kryeqytetit, e reja ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spital, ku ndodhej prej disa ditësh për mjekim.

22-vjeçari me iniciale R.A u arrestua një ditë pas ngjarjes, në datën 15 janar. Nga kontrolli në makinën e tij nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

“Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Advertisement

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale për rastin në fjalë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy