Universitetet drejt profilizimit; Manastirliu lajmëron rishikimin e programeve aktuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Universitetet drejt profilizimit; Manastirliu lajmëron rishikimin e programeve aktuale

Ndërsa mbeten edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri akademik, rreth 18 mijë nxënës, nga 20 mijë në total, tashmë janë regjistruar në universitet .

Sipas rrjetit akademik shqiptar, programet më të kërkuara mbeten ato tradicionalet ndërsa 40 degët e shpalluara me prioritet kombëtar mbeten thuajse në të njëjtat nivele.

Ministrja e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se do të bëhet profilizimi i universiteteve në mënyrë që të përditësohen në varësi të kërkesave aktuale që ka tregu i punës.

 

Advertisement

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

 

“Duhet të bëhet një vlerësim i programeve egzistuese për profilizimin e universiteteve. Ne po shohim sot që regjistrimet në kuadër të kuotave që ju keni parashikuar dhe që ne ju kemi dhënë, nuk janë në 100% të plotësimit të tyre, ndaj, duhet bërë një vlerësim se s’mund të ketë më përputhshmëri, se si mund të përmirësohen”.

Advertisement

 

Sa i takon arsimit profesional dy vjeçar, gjatë takimit në universitetin e Durrësit, pedagogët sugjeruan ndryshime në ligjin e arsimit të lartë.

 

OSMAN METALLA

Advertisement

DEKAN, FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

 

“Ligji aktual për arsimin e lartë nuk na le hapësirë që të kryejmë praktikën e nevojshme sepse ka ngarkesë të madhe teorike. Tani ësht nevoja që të rritet bashkëpunimi me bizneset, prandaj ligjin duhet të rishikohet, me këtë qëllim.”

 

Advertisement

Sipas ministres Manastirliu, shumë shpejt do të miratohet ligji për shkencën i cili do të hapë rrugën që universitetet të kthehen në bërthama të kërkimit shkencor.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy