Veliaj ironizon Tabakun dhe Kryemadhin, njofton aktivitet për hapjen e “Sami Frashërit”: Ja ku është shkolla, nuk vajti në Paskuqan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj ironizon Tabakun dhe Kryemadhin, njofton aktivitet për hapjen e “Sami Frashërit”: Ja ku është shkolla, nuk vajti në Paskuqan

Hapja e shkollës së re “Sami Frashëri”, nga bankat e së cilës kanë dalë disa personalitete të njohura të politikës dhe jo vetëm, do të kremtohet me një aktivitet në fund të muajit.

 

Duke ironizuar deklaratat e Jorida Tabakut dhe Monika Kryemadhit, të cilat gjatë rindërtimit të shkollës deklaruan se ajo do të transferohej në Paskuqan dhe se në vend të saj do të ndërtoheshin kulla, Veliaj tha se ky aktivitet është një ftesë për bashkim dhe për të lënë pas debatet politike.

 

Advertisement

“Në fund të muajit dua të organizojmë një aktivitet jo festiv, por pajtues. Kemi nevojë për një frymë pajtuese. Ndodhi çfarë ndodhi, bëmë gjithë ato debate, por shkolla ja ku është! Nuk është në Paskuqan, vërtet duket si një ndërtesë private apo hotel me 5 yje, por është publike. Në fund të shtatorit dua të kemi një megafestë, ku themi eja bashkohemi të gjithë. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se ato që na ndajnë! Le të bëjmë një megafestë pajtimi, vëllazërie dhe dashurie ashtu siç do e donte Sami Frashëri,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy