Vendimi i Apelit/ Bylykbashi: Vendim me ndikim të Edi Ramës, ditë e zezë për drejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i Apelit/ Bylykbashi: Vendim me ndikim të Edi Ramës, ditë e zezë për drejtësinë

Pas vendimit të Gjykatës për vulën e PD, për rikthim të çështjes Shkallën e Parë, ka reaguar përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashi.

Ai tha se ky vendim është marrë nën presionin e Edi Ramës, i cili sipas tij kërkon që të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet.

 

Nuk ka asnjë ekuivok. Vendim i marrë në presion të Ramës, presion që ishte dhe sot në sallë. Është vendim për përjashtim  të opozitës nga zgjedhjet, është vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri sot ka vendosur jurisprudenca duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë në PD.

Advertisement

 

Vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë. U vra pluralizmi me vendim gjykate”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy