Vendoret e 14 majit/ Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ, arsyet që parashtron (DOKUMENTI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret e 14 majit/ Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ, arsyet që parashtron (DOKUMENTI)

Enkelejd Alibeajka ankimuar në Komisionin e Ankesave vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për plotësim të dokumentacionit, për regjistimin e PD si subjekt politik.

 

Nesër do të hidhet shorti, për të përcaktuar se kush do të jenë relatorët që do e shqyrtojnë këtë ankimim.

 

Advertisement

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike përmes një deklarate hedhin akuza në drejtim të KQZ, duke thënë se po shndërrohet në një zyrë propaganda.

 

Për Komisionerin janë të transferueshme aktet më të rëndësishëm për zgjedhjet (regjistrimi i partisë; paraqitja e kandidatëve; caktimi i administratorëve të zgjedhjeve); por jo mesazhi publik, krejt formal, i Partisë. Edhe në këtë rast ecën me logjikën që “kjo më pelqen të bëhet kështu, ndërsa atë tjetrën e dua ashtu”.

 

Advertisement

Në këtë kuptim, rrëmuja e krijuar me dashje nga Komisioneri, bën që KQZ të shërbej më shumë si zyrë propagande, sesa si zyrë e administrimit të zgjedhjeve. Nuk ka cënim më të rëndë për zgjedhjet sesa shndërrimi i KQZ-së në zyrë propagande dhe perceptimesh politike. Për më tepër, Komisioneri vendosi publikisht afat 48 orë, por në skadim të këtij afati doli po publikisht dhe pohoi që afati skadon në 12 të natës (60 orë). Në fakt, afati ka skaduar në orën 10 të mëngjesit, orë në të cilën Ilirjan Celibashi kishte detyrimin për të marrë vendimin përfundimtar. U fsheh, në pritje që vendimet e tij ti marrin të tjerët. Përgjegjësia ligjore kërkonte të mos fshihej pas KAS, duke mos ushtruar me dashje detyrën dhe duke u përpjekur ti qëndrojë besnik qokave politike që ka marrë përsipër.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë njofton opinionin publik se sapo ka depozituar ankimin në KAS, kundër vendimit të paligjshëm personal të Komisionerit, duke bërë thirrje për një shqyrtim sa më të shpejtë dhe profesional, të pa ndikuar politikisht dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratë.

 

Advertisement

 

Ndërkohë që ankimim në KAS ka bërë edhe koalicioni “Lëvizja Bashkë”, të cilët nuk u pranuan të regjistoheshin si subjekt politik për vendoret e 14 majit.

 

Advertisement

Kujtojmë se sot në mesnatë është afati i fundit që KQZ i la PD-së për të dorëzuar dokumentacionin shtesë. Indrit Sefa si përfaq%sues ligjor i grupimit të Alibeajt e bëri të qartë se nuk do të dorëzonin asnjë shkresë shtesë, duke thënë se dokumenti që Celibashi ka është i plotë. Por pak orë para përfundimit të afatit, PD ankimoi në KAS vendimin e KQZ.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy