VIDEO/ Përplasje në Komisionin e Zgjedhores, Garda nuk lejon deputetët dhe gazetarët të hyjnë në sallë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Përplasje në Komisionin e Zgjedhores, Garda nuk lejon deputetët dhe gazetarët të hyjnë në sallë

Mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore, e cila është parashikuar të zhvillohet sot, është shoqëruar sërish me tensione.

Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët e grupimit Berisha-Bardhi që të hyjnë në sallë. Kjo ka sjellë përplasje mes këtyre të fundit dhe Gardës.

Por një incident është regjistruar edhe me gazetarët, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në sallë.

Në një video të sigururuar nga Vizion Plus, shihet punonjësi i Gardës, i cili nxjer nga ambientet e sallës ku do të zhvillohet mbledhja gazetarin Ardit Hoxha.

Advertisement

Ndryshe nga herët e tjera, ku demokratët kanë mundur të futen në sallë dhe kanë zënë karriget e anëtarëve të “Zgjedhores” duke mos lejuar zhvillimin e kësaj mbledhje, ditën e sotme ata janë përballur me rezistencën e efektivëve të Gardës së Republikës. Gardistët nuk kanë lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha që të hyjnë në sallë, duke prishur kështu skenarin e demokratëve.

Seketaria nga Kuvendi lajmëroi ditën më parë se Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e martë, 6 shkurt 2024 ,   ora 12:30 pranë sallës “Pjetër Arbnori” në katin e katërt në ambientet e Kuvendit.

Kujtojmë se më datë 26 janar mbledhja për zgjedhoren u zhvillua online, për shkak të zaptimit të karrigeve nga deputetët e Rithemelimit. Kjo detyroi thirrjen online të komisionit, që në mbledhjen 20 minutëshe miratoi planin e punës dhe programin./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy