
Vizita e Papa Françeskut në Greqi nuk ka shkuar dhe aq e qetë sa ishte menduar.
Gjatë vizitës në pjesën greke të ishullit, mediat raportuan se një person i armatosur me thikë ishte arrestuar, teksa dyshohet se kishte plane të sulmonte Atin e Shenjtë.
Ndërsa në Athinë, Papës i ka ndodhur një tjetër incident. Teksa ka hyrë në kishë, një prift orthodoks i është drejtuar me fjalët “Papa, je heretik”.
Siç duket edhe në video, menjëherë ka ndërhyrë siguria duke e rrëzuar priftin në tokë.
Advertisement