VIDEO/ Protesta e opozitës, policët “rrethojnë” Parlamentin, autoboti i ujit në gatishmëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Protesta e opozitës, policët “rrethojnë” Parlamentin, autoboti i ujit në gatishmëri

Policia ka nisur përgatitjet për protestën e sotme para Parlamentit. Efektivë nga Policia e Turanës dhe reparte të tjera do të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.

Po ashtu në zonën rreth Parlamentit janë instaluar kamera për të mbikëqyrur lëvizjet e protestuesve.

Para protestës furgonat e policisë janë parkuar para Ministrisë së Brendshme, ku janë në gatishmëri edhe mjete ujëhedhëse.

Protesta do të zgjasë deri në orën 18.00 kur demokratët do të zhvendosen tek rruga pranë shtëpisë së liderit të opozitës Sali Berisha.

Advertisement

Kuvendi do të mbajë seancën e radhës plenare sot në orën 17:00, teksa një pjesë e deputetëve të opozitës janë të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, për shkak të trazirave në seancat e kaluara.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy