VIDEO- Terrorizohet shqiponja në Përmet/ E lidhin për së gjalli në gardh për ta balsamosur, arrestohet autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiponjë është gjendur e plagosur dhe e lidhur për së gjalli në një gardh në zonën e Buhalit në Përmet. Akti barbar është shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve.

 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i  Policisë, të cilët kanë nisur  hetimet për kapjen e autorit pas publikimit të videos.

 

Advertisement

Në njoftimin zyrtar, autoritetet blu thotë se po punon për të gjetur e për të arrestuar autorin ndërsa shqiponja, aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga një veteriner, i cili ndihmoi edhe për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.

 

Një reagim e pati edhe deputeti socialist, Erion Braçe i cili u shpreh se do të bëjë ç’është e mundur se kush keqtrajton kafshët të marë dënimin e merituar.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy