VIDEOLAJM/ “Mirupafshim Shqipëri”, Blinken përcillet në aeroport nga ministri Igli Hasani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEOLAJM/ “Mirupafshim Shqipëri”, Blinken përcillet në aeroport nga ministri Igli Hasani

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri.

Ai është përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Advertisement

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken zhvilloi një vizitë historike ditën e sotme në vendin tonë.

Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza në orën 11:00 të ditës së sotme ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati.

Advertisement

Më pas u takua me Presidentin Begaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama me të cilin mbajti një konferencë për mediet.

Blinken vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tha se SHBA qëndron krah Shqipërisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy