Viti i ri arsimor/ Partia e Lirisë në Kamëz: Janë 900 nxënës që kërkojnë një shkollë të re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Viti i ri arsimor/ Partia e Lirisë në Kamëz: Janë 900 nxënës që kërkojnë një shkollë të re

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë qenë të praishëm këtë fillim viti akademik në shkollën “Ibrahim Basha” në Kamëz, ku dyert për nxënësit nuk janë të hapura.

 

Deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari nuk kanë kursyer akuzat e tyre në drejtim  të qeverisë.

 

Advertisement

Xhixho kërkoi një përgjigje se cili është projekti për këtë shkollë, dhe kur do të përfundojnë ndërtimet, pasi godina është prishur që në mars.

 

Deputetja tha se është e patolerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërsa reagoi edhe për librat e përdorur falas.

 

Advertisement

Janë 900 nxënës që meritojnë të kenë një shkollë të re sa më parë ndaj kërkojmë që të dimë cili është priojekti i kësaj shkolle, kur përfundojnë ndërtimet e kësaj shkolle. Dhe këta banorë kanë një kosto shtesë në familjet e tyre, a kanë menduar bashkia dhe ministria që kostoja e furgonit të tyre shkon në 20 mijë lekë e më shumë.

 

Mendoj se këta qytetarë që nuk janë dëgjuar, kur qytetarët dhe nxënësit do të kenë shkollën e tyre përsëri për ta aksesuar dhe për të qenë pranë banesave të tyre. Është e patoluerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërkohë që Rilindja bën këshillime kombëtare e kur qytetarët trokasin në dyert e tyre, veshët janë të shurdhër. Kjo është propaganda e tyre.

 

Advertisement

Ndërkohë, këta nxënës përballen e me propagandën për libra falas. Lekë paska për libra falas, por kryeministri thotë se do edukojë nxënësit, ndërkohë që ata kanë ushtrime për të bërë në ato libra, me laps dhe me stilolaps.

 

Meqë paskemi të ardhura në buxhet, u bëj një thirrje dhe një kërkesë gjithë prindërve: prindërit, nxënësit duan libra të rinj çdo vit, apo duhet të vazhdojnë me libra të përdorur që s’i shërbejnë askujt?”, tha Xhixho.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy