Vjedhja e dosjeve të pronave të Dhërmiut/ Autori u ndihmua nga zyrtarë të administratës?! Kamera s’kapi asgjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjedhja e dosjeve të pronave të Dhërmiut/ Autori u ndihmua nga zyrtarë të administratës?! Kamera s’kapi asgjë

Dalin të dhëna të tjera në lidhje me grabitjen e disa dokumentave nga Zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë natën mes të hënës dhe të martës.

Një person ende i paidentifikuar përmes forcës theu dyert e dy zyrave ne katin e trete të godines.

Burime nga policia thanë se ishin grabitur dosje të pronave të bregdetit që nuk ishin marrë në dorëzim nga arkiva e ASHK- së, për shkak të mangësive.

Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit.

Advertisement

Oficerë të policisë që kërkuan të mos identifikoheshin thanë se vjedhja kishte ndodhur në jo më shumë se 3 -5 min.

Sipas të njëjtit burim në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje të AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin  Dhërmi, Himarë.

Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar nga këto të fundit.

Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje  dhe u është shmangur atyre. Autoritet dyshojnë se autori, ka vepruar i ndihmuar me informacion nga zyrtarë të institucionit dhe ka marrë vetëm një numër dosjesh me interes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy