Vodhi para dhe bizhuteri në një lokal në Durrës/ Arrestohet 31-vjeçari, procedohet shitësi që ja bleu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi para dhe bizhuteri në një lokal në Durrës/ Arrestohet 31-vjeçari, procedohet shitësi që ja bleu

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kishte vjedhur një sasi parash dhe disa bizhuteri në një lokal.

 

Blutë bëjnë me dije se gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

 

Advertisement

Durrës

 

Vodhi para dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në një lokal në Durrës, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

 

Advertisement

Procedohet penalisht një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni, përvetësoi sendet e vjedhura, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen nr. 5, Durrës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të këtij rasti.

 

Advertisement

Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në lokalin e një shtetasi.

 

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

 

Advertisement

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy