Vonohen bursat për studentët, tre vite punë me detyrim aty ku do të caktohen pas shkollës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vonohen bursat për studentët, tre vite punë me detyrim aty ku do të caktohen pas shkollës

Gati pesë muaj pasi ka nisur viti akademik, studentët përfitues ende nuk i kanë marrë bursat, një proces i shoqëruar me paqartësi dhe mungesë informacioni.

Elda Rexhepi, studente në vitin e parë dega fizikë, shprehet se pikërisht sot është njohur me marrëveshjen trepalëshe, ku ndër të tjera është kusht puna e detyruar tre vite pas përfundimit të studimeve.

“Dje mora një e-mail nga AKFAL ku thuhej se jam fituese e bursës prioritare, sot pamë kontratën, të shoh nëse do ta firmos apo jo. Të punosh tre vite aty ku të caktohet, ishte hequr kriteri i mesatares për vitet në vazhdim. Jetesa është e shtrenjtë, çmimet e ushqimeve, qeraja e kështu me radhë. Pati shumë paqartësi mbi bursat sepse qarkulluan lajme që do ta përfitonin të gjithë, njëherë që u kthye mesatarja dhe nuk e dinim si do shkonte”, tha studentja Elda Rexhepi.

Duke iu përgjigjur interesit të Vizion Plus, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë, bën të ditur se pritet nënshkrimi i kontratës me shtetin, nga studentët përfitues në 40 degët e shpallura me prioritet kombëtar, dhe pas kësaj faze do të shpërndahen bursat.

Advertisement

Sipas agjencisë, nga 1034 aplikantë, 908 prej tyre i përmbushin kushtet por vetëm 210 studentë do të përfitojnë çdo muaj një shumë prej 40 mijë lekësh. Këtij grupi përfituesish i bashkëngjiten edhe 90 ekselentë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy