
Nuk vonojnë socialistët, në 4 maj kërkojnë që deputetët të thirren në raundin e parë të votimit për të zgjedhur presidentin e ri.
Si udhëheqës të procesit së zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës, Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve kërkon që në 29 prill të mblidhet konferenca e kryetarëve, ku të përcaktohet edhe kalendari i posaçëm që do t’i japë vendit presidentin e ri.
Përmes një postimi në faqen e tij në facebook, mazhoranca qeverisëse angazhohet për dialog me opozitën për vendosjen në krye të shtetit një president krejt të ndryshëm nga Ilir Meta.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS
Advertisement
Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës në të gjitha format e saj dhe të punojmë së bashku për të ardhmen. Ne do t’i japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga presidenti në largim.
Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për të parin ose të parën grua të shtetit nga socialistët ka nisur. Të martën në mbledhjen e grupir parlamentar, të 74 deputetët do t’i dorëzojnë Taulant Ballës tre propozimet e tyre.
Mes emrave që do të kenë numrin më të madh të votave, mazhoranca qeverisëse do të përcaktojë edhe kandidaturat e saj, ku fjalën e fundit do ta ketë kryesocialisti Edi Rama.
TAULANT BALLA
AdvertisementKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS
Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në të cilin, Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve në vijim do të reflektojë gatishmërinë tonë për dialog me grupet parlamentare opozitare në Kuvend.
Tryeza e dialogut duket të jetë e pamundur pasi dy grupimet brenda Partisë Demokratike refuzojnë negociatat për aq kohë sa mazhoranca qeverisëse nuk është e gatshme që Presidenti të zgjidhet nga opozita.
Me gjithë kundërshtinë e mbështetësve të Lulzim Bashës dhe të Sali Berishës, PS i ka votat për ta zgjedhur e vetme Presidentin.
Në raundin e katërt i duhen 71 vota dhe Edi Rama i ka numrat.