Vrasësi në Fier u lirua nga gjykata/ ILD: Po vlerësojmë rastin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasësi në Fier u lirua nga gjykata/ ILD: Po vlerësojmë rastin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani reagoi pas lajmeve se autori i vrasjes në Zhupan të Fierit, Elton Metaj, ishte liruar nga burgu nga gjyqtari Piro Sota. Metani njoftoi në “Twitter” se rasti po vlerësohet dhe se po mblidhen të gjitha të dhënat e nevojshme për të vepruar më tej.

 

“Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish-bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.”

 

Advertisement

Elton Metaj ishte në burg, por gjyqtari Sota i ndryshoi masën në një mjekim të detyruar në një institucion mjekësor e më pas në mjekim të detyruar ambulator. Ish-bashkëshortja kishte urdhër mbrojtjeje, por vrasja nuk u parandalua.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy