Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë autorit e vrasjes së, 51-vjeçarit, Petrit Vukansi, mesditen e kësaj së marte. Policia njofton se është vënë në ndjekje të autorit dhe ka ngritur pika kontrolli. Ky i fundit mësohet se ishte dhe kushëriri i viktimës.
“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.
AdvertisementShërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V”, thuhet në njoftim.
Petrit Vukansi u vra në banesën e tij, ndërsa mësohet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.