Vrasja e Liridona Ademit, psikologia Leki: Naimi kishte sjellje tipike të një personi që fshihte diçka, mund të ketë shenja psikopatie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Liridona Ademit, psikologia Leki: Naimi kishte sjellje tipike të një personi që fshihte diçka, mund të ketë shenja psikopatie

Vrasja triller në Kosovë e Liridona Ademajt, për të cilën bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për ta eleminuar fizikisht, ishte tema që u diskuta në pjesën e parë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderators Brikena Prifti, në Vizion Plus.

 

E ftuar në studio, psikologia Marsela Leki, theksoi Naim Murseli ka patur kohë që e ka menduar vrasjen e bashkëshortes së tj Liridona Ademi, edhe pse në fund rezultoi se i gjithë skenari ishte shumë amator.

 

Advertisement

Sipas saj duhet parë me kujdes pasi Naim Murseli mund të ketë shenja psikopatie, pasi një baba dhe një njeri normal nuk mund të paguante kurrsesi para për vrasjen e nënës së famijëve të tij.

 

Marsela Leki: Ai kishte sjellje tipike të një personi që fshihet diçka. Nëse ai ka patur një plan, nuk dihet se sa kohë e ka planifikuar. Nëse kanë shkuar dy herë kërkesë divorcit, duhet të ketë patur diçka që nuk ka shkuar. Se mund të jenë sigurimet, se mund të jetë pasuria, se mund të jetë tradhtia, kjo nuk dihet.

 

Advertisement

Mendoj se ai person mund të ketë edhe shenja psikotike, pasi një baba, një njeri nuk mund të bënte një gjë të tillë.

/Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy