
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin me 3 vite dhe katër muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhënë sot nga Apeli i GJKKO.
Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane iu bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
Advertisement
“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim.