Zaev ndërron mendje, shtyn dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev ndërron mendje, shtyn dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Zoran Zaev shtyn dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe drejtimi i partisë. Vendimi erdhi pas Këshillit Qendror të LSDM, që refuzoi largimin e liderit me arsyetimin se është një moment shumë i vështirë për vendin.

Në një prononcim të shkurtër, Zaev njoftoi pranimin e kësaj kërkese dhe se tani do të punojë për forcimin e shumicës parlamentare: “Unë sinqerisht pres që shumica demokratike parlamentare të stabilizohet, mbi të gjitha të jetë e orientuar drejt rrugës euroatlantike, shoqërisë multietnike, ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të jetë e orientuar drejt reformave pozitive në vend”.

Ky vendim i Zaev është pritur me kritika të forta nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila ka dorëzuar në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj qeverisë: “E pamë që fjala e tij nuk ka vlerë. Ai është jo vetëm humbës, por edhe mashtrues klasik”.

VMRO-DPMNE, partia opozitare, akuzoi kryeministrin Zaev se po u bën presion dhe oferta të pahijshme deputetëve që kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit. LSDM iu kundërpërgjigj duke pyetur VMRO-DPMNE nëse është pakësuar shumica e tyre, pasi tani po kërkojnë alibi përmes lajmeve të rreme.

Advertisement

Gjithashtu, partia në pushtet akuzoi opozitën se mblodhi nënshkrimet për mosbesimin përmes mashtrimeve. Seanca parlamentare pritet të mbahet gjatë të enjtes, por nuk përjashtohet që ajo të shtyhet për të shtunën, pas tërheqjes së një deputeti të Aleancës për Shqiptarët, që nuk do të mbështesë mocionin kundër qeverisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy