Zbardhen përgjimet/ Erzen Breçani e dinte që djali i merrej me shitje droge, ja për çfarë i kërkonte para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhen përgjimet/ Erzen Breçani e dinte që djali i merrej me shitje droge, ja për çfarë i kërkonte para

Pak ditë më par ëish funksionari i lartë i policisë Erzen Breçani ka rënë në prangat e policisë, së bashku me ish drejtorin e krimeve në komisariatin numër 6 por edhe me disa persona të tjerë.

 

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka zbardhur pjesë nga përgjimet në ‘Sky ECC’ që shkatërroi grupin e strukturuar kriminal.

 

Advertisement

Sipas gjykatës, në analizë të veprimeve hetimore, të kryera deri në këto momente, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se Erzen Breçani, ishte në dijeni të plotë të aktivitetit të jashtëligjshëm që ushtron djali i tij Eralbi Breçani.

 

Në dosje thuhet se Erzen Breçani i ka kërkuar një shumë parash të birit, burimi i të cilave ka qenë trafikimi i dhe shitja e lëndëve narkotike, duke investuar në aktivitetin tregtar ‘HEC DRITA ENERGY’, me administrator Eralbi Breçanin.

 

Advertisement

Këto përfitime të paligjshme janë investuar në HEC nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke i bërë të mundur shmangien nga raportimi në institucionet përkatëse. Ndodhur para këtyre fakteve, gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 287 të K.Penal.’- thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

 

Po ashtu dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujare Ajeti Gërmizi si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore. Sipas dosjes, nga informacioni i dhënë nga Erzen Breçani, ka ndikuar që shtetasi Bujar Ajeti Gërmizi dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet ose lëvizjet që mund të sillnin arrestimin e tyre.

 

Advertisement

Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak edhe ky i fundit vinte nga radhët e policisë dhe të Forcave speciale. Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

 

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy