Zbulohen mbi 300 raste të reja pozitive sot me COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen mbi 300 raste të reja pozitive sot me COVID

Dy qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Kruja dhe Tirana, 66 e 79 vjeç.

 

Ndërkohë, nga 3,435 testime të kryera janë identifikuar 321 raste të reja pozitive.

 

Advertisement

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë, të gjithë vendin janë aktivë me koronavirus 5,220 pacientë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy