Zgjedhjet për krerët e degëve të PD/ Vokshi: Demokratët dalin më të bashkuar nga ky proces

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet për krerët e degëve të PD/ Vokshi: Demokratët dalin më të bashkuar nga ky proces

Sipas deputetes Albana Vokshi, nga procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të rinj në të gjitha degët e vendit të PD-së, demokratët kanë dalë më të bashkuar.

 

Për të, zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe transparente.

 

Advertisement

Ajo u shpreh se për herë të parë janë zgjedhur tetë gra në krye të degëve të PD, pra 11% nga niveli 1% që ka qenë para procesit.

 

“Nuk kemi rrjedhje, nuk ka përçarje. Kjo duhet përshëndetur. Falenderojmë ata që morën pjesë në një nga proceset më demokratike dhe transparente që ka ndodhur ndonjëherë në PD. Partia sot ka mbi 40 mijë anëtarë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk ka pasur rrjedhje apo përçarje. Kjo ka qenë ana më pozitive. Janë zhvilluar Kuvendet e degëve në thuajse të gjithë degët ku është zgjedhur kandidati. Aty janë caktuar delegatët. Numërimi ka qenë tejet transparent, interesi ka qenë i madh.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy