Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

Një biznesmen në Tiranë rezulton i zhdukur prej gati dy javësh.

Mësohet se shtetasi Rruzhdi Hoxha, baba i dy fëmijëve prej 13 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët në komisariatin numër 5 në Tiranë. Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.

Sipas informacioneve ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më prej asaj dite. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar deri më tani mikun e tij, i cili dhe personi i fundit që dyshohet se e ka parë biznesmenin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy