Zjarri në ishullin e Sazanit/ Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, sjell avionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në ishullin e Sazanit/ Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, sjell avionin

Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit duke sjellë këtë mëngjes një avion tip Canadair CL 415.

 

Ministria e Mbrojtjes njofton se është parë e nevojshmë nga ekspertët ndërhyrja nga qielli megjithatë thelbësore mbetet puna e forcave në terren.

 

Advertisement

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm.” – njofton Ministria e Mbrojtjes.

 

Ishulli i Sazanit prej katër ditësh ndodhet nën pushtimin e flakëve. Sipërfaqe të mëdha me pisha e shkurre janë shkrumbuar deri tani. Terreni i vështirë dhe erërat e kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy