Zv.kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan iniciativës ‘Open Balkan’, do pendohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zv.kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan iniciativës ‘Open Balkan’, do pendohen

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, vizitoi sot Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, ku pasqyrohet një Ballkan pa kufij ekonomikë.

Bytyci tha për “News 24” se panairi përfaqëson me së miri bashkëpunimin siç është iniciativa Open Balkan dhe një epokë të re zhvillimi në rajon, ndërsa shtoi se shtetet që nuk i janë bashkuar iniciativës kanë djegur një mundësi të madhe.

“Ky panair është dëshmi e pastër e iniciativës Open Balkan dhe qëllimit që “Ballkani i Hapur” ka. Fatkeqësisht ne në Ballkanin Perëndimor nuk fokusohemi tek qëllimi në vetvete. Qëllimi i Open Balkan është që të rriten konkurueshmëria rajonale dhe e bizneseve.

Ne duhet të sjellim biznesin më afër, ta ketë më të lirë për të lëvizur që të ketë mundësi të rritet si biznes pa marrë parasysh nëse atë e bëjnë në vendin e tyre apo e bëjnë në rajon. Do të vijë momenti kur ne do të bëhemi të gjithë pjesë e Bashkimit Europian, kur ndoshta ata që nuk do të jenë pjesë e “Open Balkan” tani do të thonë pse nuk e bëmë para disa viteve sepse do të jetë një mundësi e humbur”, tha Bytyqi.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy