Vaksinat mARN zvogëlojnë rrezikun e riinfektimit me 91%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinat mARN zvogëlojnë rrezikun e riinfektimit me 91%

Njerëzit të cilët kanë marrë vaksina mARN kanë deri në 91% më pak gjasa të preken nga Covid-19 sesa ata që nuk janë vaksinuar. Në ato pak raste kur infeksioni zhvillohet akoma, vaksinat zvogëlojnë ashpërsinë e simptomave dhe shkurtojnë kohën e shërimit.

Studiuesit nga Universiteti i Shëndetit në Utah arritën në këtë përfundim me një studim të botuar në revistën “New England Journal of Medicine”. Sondazhi, i cili bazohet në të dhënat paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Mars, u krye për të vlerësuar rreziqet dhe normat e infeksionit midis personelit mjekësor.

Morën pjesë në studim rreth 3.975 individë. Ata dërguan mostra për testimin e Covid-19 për 17 javë midis 13 dhjetorit, 2020 dhe 10 prillit 2021. Ata gjithashtu raportuan çdo javë nëse kishin simptoma të ngjashme me koronavirusin, duke përfshirë ethe, temperaturë, humbje të shijes dhe erë. Hulumtimi zbuloi se vaksinat e ARN-së kishin efektshmëri me 91% për të zvogëluar rrezikun e infeksionit dy javë pas marrjes së  dozës së dytë.

Vetëm 204 persona (5%) rezultuan pozitivë për Covid-19. Prej tyre, 156 ishin të pavaksinuar, 32 kishin status të vaksinimit të papërcaktuar dhe 16 ishin vaksinuar pjesërisht. Këto të fundit kishin simptoma më të lehta sesa ata që nuk kishin marrë vaksina.

Advertisement

Më konkretisht, prania e etheve u zvogëlua me 58% dhe hospitalizimi u ul me 60% midis subjekteve që zhvilluan një infeksion të papritur. Këto zbulime tregojnë  gjithashtu se njerëzit e vaksinuar që kontraktojnë koronavirusin mund të kenë më pak aftësi për të përhapur patogjenin se të tjerët.  Sarang Yoon,autor i studimit përfundon: “Shpresoj që këto rezultate të sigurojnë publikun se vaksinat e ARN-së janë të sigurta dhe na mbrojnë nga kjo sëmundje e rëndë”.

Il Giornale-“Si”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy