minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
20 vite bashkë! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i japin fund martesës - Struga.info


20 vite bashkë! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i japin fund martesës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
20 vite bashkë! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i japin fund martesës

Nuk ka më kthim pas! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 20 vjeçare. Ishte akotrja Elizabeth Gutiérrez që konfirmon për revistën ‘HOLA!’ ndarjen me William Levy-n, duke shkaktuar bujë mediatike sa hap e mbyll sytë.

Aktorja 45-vjeçare meksikane dhe aktori 43-vjeçar kuban kanë qenë nën vëzhgimin e medias që nga fillimi i vitit, prej aludimeve që po qarkullonin në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Unë kam luftuar gjithmonë për marrëdhënien time, – tha duke shtuar mandej se gjatë 20 vjetëve bashkë, ajo ka luftuar për mbarëvajtjen e lidhjes, por gjërat nuk shkuan siç priste, ndaj vendosën të ndaheshin. – E doja William dhe nuk është sekret që ai ishte dashuria e jetës sime. Jetuam shumë gjatë 20 vjetëve që ishim bashkë. Nga ana ime nuk ka qenë prej mungesës së dashurisë, thjesht nuk jam më e njëjta vajzë që ai njohu 20 vjet më parë. Në këtë çast duam gjëra të ndryshme. Unë i uroj gjithë të mirat pavarësisht se është me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur.

Pas kësaj interviste, William Levy ka postuar në ‘Instagram’ një fotografi ku shkruan: Është çështje kohe. Nuk kuptohet qartë çfarë ka dashur të thotë aktori në fjalë, por fansat mendojnë se po përgatitet të japë versionin e tij të historisë.

Advertisement

Kujtojmë se çifti ka dy fëmijë, djalin 18-vjeçar Christopher dhe vajzën 14-vjeçare Kailey. Sipas aktores fëmijët janë të rritur dhe ky vendim nuk i ka vënë në vështirësi, pasi William është një baba i mrekullueshëm.

Nuk është hera e parë që diskutohet për një ndarje mes Levy dhe Gutiérrez, por këtë herë duket se është pa kthim.

Sipas mediave, kohët e fundit ka pasur edhe raportime në polici nga shtëpia e çiftit në Miami për abuzim fizik, por nuk dihet ende me saktësi si janë zhvilluar ngjarjet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy