Agai merr vendimin për buxhetin, sa është kostoja që kanë në dispozicion fermerët për të shpenzuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agai merr vendimin për buxhetin, sa është kostoja që kanë në dispozicion fermerët për të shpenzuar

Në “Ferma VIP” ka mbërritur një zarf nga Agai, në lidhje me buxhetin.

Në zarfin e lexuar nga Valeri, Agai ka vendosur që t’i rikthejë sërish buxhetin fermerëve për këtë javë prej 98 mijë lekë.

Fermerët kanë një orë kohë për të diskutuar dhe të ndajnë produktet që duan të marrin.

“Këtë javë, buxheti për shpenzimet e javës është 98 mijë lekë. Buxheti i plotë për 14 persona herë një mijë lekë dita për 7 ditë, 98 mijë lekë. Për këtë javëë ju keni 100% të buxhetit, pra 98 mijë lekë. Me këtë shifër ju duhet të blini të gjitha ushqimet, pijet, artikujt për pastrimin e shtëpisë, artikujt për detergjent dhe sendet për higjenen personale të nevojshme.

Advertisement

Në rast se kërkoni diçka shtesë, ajo duhet të jetë brenda vlerës totale të buxhetit, në të kundërt nuk do të plotësohet. Agai nuk do të ju japë asnjë artikull tjetër brenda 7 ditëve të ardhshme, përveç listës së kërkuar nga vetë ju. Ju lutem, shkruani saktë sasinë dhe totalin. Lista e plotë e artikujve duke iu referuar buxhetit, do të plotësohet brenda 60 minutave.

Duke filluar nga ky moment duhet të jeni të gjithë present duke dhënë mendimet e juaja lidhur me listën e produkteve. Ju lutem bëni llogaritjet saktë dhe shikoni listën me vëmendje të plotë, sepse listën e merr Agai, ai e shikon dhe nëse janë bërë gabime lsita do të futet sërish në shtëpi për t’u riparë. Pasi ta keni diskutuar dh eta keni vendosur të gjithë bashkë, do ta dorëzoni në plevicë. Ju faleminderit”, lexoi Valeri.

 

View this post on Instagram

 

Advertisement

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy