Bëri simbolin e shqiponjës/ Miss Serbia pendohet dhe lë garën: Ishte grackë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bëri simbolin e shqiponjës/ Miss Serbia pendohet dhe lë garën: Ishte grackë

Përfaqësuesja e Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental”, Valentina Petrovic, e cila doli në një foto krah përfaqësuesve të Malit të Zi, Shqipërisë dhe të Kosovës, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, është penduar lidhur me gjestin e bërë, pasi i ka kushtuar shumë.

Si pasojë e jehonës së madhe që iu bë në rrjetet sociale, ajo zgjodhi të reagojë me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, jo vetëm ka kërkuar falje, por gjithashtu ka vendosur që të tërhiqet nga gara.

Ajo e ka konsideruat një moment pakujdesie dhe spontaniteti, teksa i kërkon falje kombit të saj, familjes dhe të gjithë atyre që janë bërë konfuzë për shkak të pamaturisë dhe rëniës në grackë të qëllimeve të këqija të dikujt tjetër.

“Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla. Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt. Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, tha Petrovic në reagimin e saj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy