Çfarë mirëpritjeje e ëmbël, ja surpriza e këndshme për Fifin dhe vogëlushin e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë mirëpritjeje e ëmbël, ja surpriza e këndshme për Fifin dhe vogëlushin e saj

Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe, Fifi është një nga artistet më të pëlqyera dhe të dashura për publikun. Ajo u bekua me një djalë pak ditë më dhe ishte vet këngëtarja e cila e ka bërë me dije këtë lajm. Fifi postoi një foto të vogëlushit i cili sapo ka ardhur në jetë dhe tregoi se emri i dajlit është Theo Mal. Mesa dimë, këngëtarja prej kohësh është në një lidhje me Adis Patushin dhe procesin e lindjes e bëri në Shtetet e Bashkuara, vendin në të cilin jeton prej një muaji.

 

Fifi ka ndarë me fansat të gjithë rrugëtimin e shtatzënisë së saj duke folur për emocionet e lindjes dhe frikën që kishte për t’u bërë nënë. Gjithnjë e drejtpërdrejtë dhe me një humor shumë të lezetshëm, Fifi i ka kthyer përgjigje gjithë fansave të ishin kureshtarë për të zbuluar rreth këtij procesi dhe ndjesive të artistes.

 

Advertisement

 

Ditën e sotme, vetëm pas ditë pas lindjes ajo postoi një foto në platformën “Instagram” ku shohim se është kthyer në shtëpi së bashku me vogëlushin. Siç e do zakoni, atyre u takon një mirëpritje e ngrohtë, dhe kështu ndodhi. Për ta është organizuar një festë e këndshme dhe në foto mund të shohim një tortë e bukur në të cilën shkruhej: “Mirëseerdhët në shtëpi mami dhe bebushi.”/Living/

 

Çfarë mirëpritjeje e ëmbël, ja surpriza e

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy