Çfarë po ndodh në familjen e Klaudia Pepës? Balerina gati të heq dorë nga gjithçka në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë po ndodh në familjen e Klaudia Pepës? Balerina gati të heq dorë nga gjithçka në Itali

Balerina Klaudia është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë disa vite më parë, vend në të cilin ajo arriti kulmin e karrierës së saj. Pas “Amici”-t, vërshuan ofertat për balerinën e njohur shqiptare nga televizionet italiane apo edhe nga producentë që dëshironin praninë e saj në projektet e tyre.

Në programin e njohur italian, Verissimo ishin të ftuar pjesëtarë të kastit të spektaklit Open, Klaudia Pepa, Christian Stefanelli, Samuel Antinelli e Rosa Di Grazia, ku folën gjatë për momentet e bukura, por edhe ato të vështira të karrierës së tyre, nga të cilat nuk munguan edhe emocionet e përlotjet.

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi se ka pasur momente kur mendonte të hiqte dorë nga çdo gjë: “Jam shumë e trishtuar, sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Mendimi im i parë ishte të lë gjithçka e të kthehem në Shqipëri. Por ime më më dha forcë, e më tha “jo, duhet ta bësh””.

/vizionplus.tv

Advertisement

View this post on Instagram

A post shared by Verissimo (@verissimotv)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy