Çunmulaj kujton vitet e vështira: Ishim të varfër, por nëna ime ushqente refugjatët kosovarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse jeni përdorues të rregullt të Instagram-it, nuk mund të mos e keni vënë re profilin interesant dhe tejet origjinal të modeles Emina Çunmulaj. Modelja e njohur shqiptare është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan vazhdimisht, foto nga jeta e saj e përditshme, që nga përgatitja e pjatave tradicionale tek udhëtimet e pushimet marramendëse në destinacionet më ekzotike në botë.

Po pavarësisht se bën një jetë përrallore që e dëshirojnë të gjithë, Emina nuk e harron kurrë origjinën e saj, madje mund të themi që është ndër të paktët personazhe të njohura që ruan me fanatizën vlerat dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Ditën e djshme, me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ajo ka sjellë në mendje se si familja e saj ju ka ardhur në ndihmë refugjatëve kosovarë, që largoheshin nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës me Serbinë.

Ish-modelja ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga lufta dhe ka kujtuar se këto imazhe i shikonte çdo ditë në televizor.

Advertisement

“Këto imazhe janë ato çfarë mbaj mend nga fëmijëria ime. Më kujtohet që shikonim këtë gjë në televizor çdo ditë. Gjithashtu më kujtohet nëna ime që ushqente dhe vishte refugjatët kosovarë në shtëpinë tonë, kurse babai im me pjesëtarë të tjerë të fshatit dhe familjes përpiqej t’i çonte ata në vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet thjesht normale. Kjo është arsyeja pse festoj sot për gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, shkruan Emina./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy