Klea Huta dhe Elgit Doda është një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Prej disa vitesh së bashku, ata janë prindër të vogëlushit Krid dhe duket se po e shijojnë plotësisht dashurinë e tyre. Vitin e kaluar Klea bëri publik lajmin se Egliti i kishte propozuar për martesë në ditëlindjen e dytë të Krid-it. Në festën e ditëlindjes, këngëtari i propozoi përpara të gjithë të ftuarve dhe Klea dukej se kishte ngelur pa fjalë.
Teksa të gjithë po prisnin përgjigjen e saj ajo i tha Elgitit “Të dua”. Kështu, ata u martuan zyrtarisht me letra. Më parë çifti kishte realizuar edhe një set fotografik në Marok i cili ishte i kuruar deri në detaje. Që nga ajo kohë fansat ishin kureshtarë të mësonin nëse do të kishte një dasëm dhe ishte Ervin Kurti i cili ditën e djeshme në “InstaStory” bëri bujë me një postim të këndshëm ku shihet pikërisht ftesa e dasmës së Kleas dhe Elgitit.
“Në ditëlindjen e tretë të Krid, mami Klea dhe babi Elgit vendosën t’i bëjnë dhuratë dasmën që nuk u bë kur duhej,” shkruhet në njoftim. Me sa kuptuam nga ftesa në formën e një faqeje gazete, me një foto të bashkëngjitur të çiftit, do të zhvillohet në Livadh të Himarës në 4 qershor./Living/