Divorci i Princ Lekës me Elian “shpëtoi” martesën e çiftit mbretëror anglez, çfarë kishte parashikuar fallxhorja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Divorci i Princ Lekës me Elian “shpëtoi” martesën e çiftit mbretëror anglez, çfarë kishte parashikuar fallxhorja

Divorci i Princit Leka II me princeshë Elia Zaharian është një ndër lajmet më të komentuara në Shqipëri përgjatë ditëve të fundit.

Fundi i martesës së tyre pas 7 vitesh, ka mërzitur jo pak fansat e çiftit të cilët në dukje dukeshin se kishin një marrëdhënie perfekte.

Por mesa duket ky lajm ka rikthyer buzëqeshjen te qytetarët britanikë, pasi ishin në ankth pas parashikimeve të bëra nga një fallxhore.

Sipas fallxhores një çift mbretëror do të shkojë drejt divorcit në vitin 2024-ër, dhe prej atij momenti të gjithë prisnin që të kishte një divorc me Princit Harry dhe Meghan Markle, pasi shpesh marrëdhënia e tyre ishte komentuar në media.

Advertisement

Por mesa duket lajmi për divorcin e Princit Leka II dhe princeshë Elias ka ulur tensionin në Britani.

“Martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle duket se është e sigurt nga perënditë qiellore – tani për tani”, shkruan NYPOST.

Ndërkohë lidhur me marrëdhënien e e Princit Harry dhe Meghan Markle ka komentuar edhe psikika Sally Morgan e cila tha se çifti “do të mbetet i fortë”.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy