E ndaluan të ankorojë jahtin/ Revoltohet Emina Çunmulaj, ka një mesazh për shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj ka nisur pushimet verore, ku ka udhëtuar drejt Malit të Zi.

Ajo mbërriti në Ulqin këtë të premte, por u përball me një shqetësim, pasi aty nuk ka mundur të ankorojë jahtin.

Advertisement

Emina ka zbuluar se në Ulqini, i cili është një vend me një numër të madh shqiptarësh nuk lejohet të ankorohen jahtet e mëdhenj, ndërsa në vendet e tjera të Malit të Zi, ky rregull nuk vlen.

Ajo është revoltruar me këtë vendim, duke e cilësuar diskriminues për Ulqinin.

Advertisement

“A e keni pyetur veten pse ka kaq shumë jahte të mëdhenj në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi përveçse në Ulqin? Tani mësova se agjencitë ju thonë kapitenëve se nuk lejohet që të ankorojnë në Ulqin, nuk kanë leje, kështu faji i kujt është ky? A është ky një ligj apo agjencitë e jahteve kanë futur në listë të zezë Ulqinin? Do arrij në krye të kësaj çështje, sepse nuk është e drejtë dhe nuk është korrekte. Pse nuk mund ta ankoroj jahtin tim në Ulqin? Dhe për ju që thoni ‘wow çfarë problemesh ke’, më besoni ky është problemi juaj më shumë se i imi. Unë jam këtu për 1, 2 muaj dhe pastaj vazhdoj jetoj jetën time.. por për dashurinë që kam për vendin tim dhe për njerëzit e mi nuk do të hesht. Nëse ju heshtni dhe nuk flisni do të thotë se gjithë bizneset e turizmit do të shkojnë në bregdetin verior, ndërsa ju në Ulqin nuk do të merrni asgjë. Kështu që vazhdoni heshtni dhe qëndroni siç keni qenë 20 vite më pare.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy