E takoi babanë për vetëm 45 minuta, Princ Harry kthehet në SHBA pas një dite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E takoi babanë për vetëm 45 minuta, Princ Harry kthehet në SHBA pas një dite

Princi Harry u kthye në Kaliforni pas një vizite të papritur në Londër për të parë babanë e tij Charles III, i cili u diagnostikua me kancer.

Duka i Sussex u kthye në aeroportin Heathrow këtë pasdite, vetëm 24 orë pasi mbërriti në Londër për t’u transferuar në Clarence House. Harry udhëtoi për në Londër me një fluturim 10 orësh dhe kaloi 45 minuta me babain e tij, sipas mediave britanike.

Ai bisedoi me të atin, përpara se ky i fundit dhe Camilla të niseshin për në Buckingham ku një helikopter po i priste për t’i çuar në Sandringham. Ajo që ka ngjallur komente është fakti se Duka i Sussex nuk e pa vëllain e tij William apo gruan e tij Kate që po shërohet nga operacioni abdominal.

Harry, sipas raporteve të shtypit britanik, do të kishte pranuar me kënaqësi një ribashkim me William, por në vend të kësaj e kaloi natën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar në një hotel.

Advertisement

Edhe pse nuk ka plane në axhendë që dy vëllezërit të takohen gjatë qëndrimit të Harrit në Britani, miku i tyre i përbashkët Mark Dyer – mund të veprojë si ndërmjetës për të bërë kontaktin e parë.

Besohet se William aktualisht është i fokusuar në kujdesin për gruan e tij Kate, e cila po rikuperohet nga operacioni i fundit në bark. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy