Është dobësuar, por jo në mënyrë të shëndetshme, ja çfarë thonë mjekët për regjimin e Adele

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Është dobësuar, por jo në mënyrë të shëndetshme, ja çfarë thonë mjekët për regjimin e Adele

Këngëtarja Adele, e cila pritet të publikojë albumin e saj të ri në pak kohë, është kritikuar shumë nga mjekët për shkak të regjimit të saj së fundmi.

Këngëtarja ishte në krye të medieve botërore për shkak të ndryshimit të madh në peshë që pësoi 2 vitet e fundit. Në një intervistë për Vogue ajo ka thënë se çdo gjë eka arritur me palestër dhe ushqimin e duhur. Ajo stërvitet 2 ose 3 herë në ditë dhe kjo gjë sipas mjekëve është e tepruar.

Advertisement

Në një intervistë për New York Post, shefi mjekësor i WebMD John Whyte tha: “Ruajtja e një rutine të moderuar të stërvitjes është një komponent thelbësor për një jetesë të shëndetshme. Por të stërvitesh dy deri në tre herë në ditë është shumë dhe e rrezikshme. Ushtrimi i tepërt dhe i sforcuar shpesh rezulton me një mori lëndimesh. Kur stërvitemi ne fusim nën stres muskujt, kockat dhe organet. Dhe nëse nuk u japim mundësinë atyre të relaksohen dhe të shërohen pas ushtrimit, funksionimi i tyre mund të fillojë të përkeqësohet. Pra kur e tepron me palestrën, i shkaktoni më shumë stres trupit dhe muskujve. Trupi juaj prodhon kortizol në përgjigje të atij stresi kronik, dhe nivelet e larta të kortizolit mund të anashkalojnë aftësitë e sistemit imunitar që na nevojitet për të shmangur e luftuar sëmundjet. jen një moment kur ti e sheh ndryshimin, por nuk gëzohesh më, kërkon gjithnjë e më shumë. Kthehet tipikisht në një varësi të rrezikshme”./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy