“Fëmijët e morën vesh në shkollë”/ Wanda Nara flet për herë të parë për sëmundjen e saj: Ja si e zbulova leuçeminë dhe ku do kurohem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fëmijët e morën vesh në shkollë”/ Wanda Nara flet për herë të parë për sëmundjen e saj: Ja si e zbulova leuçeminë dhe ku do kurohem

Wanda Nara ka folur publikisht për herë të parë për periudhën që ajo po kalon, pasi zbuloi se vuante nga leuçemia.

 

Në një lidhje live nga Stambolli me emisionin “Telefe Noticias” në Argjentinë, Nara tha se shkoi në spital për të bërë analiza rutinë, ku më pas mjeku i kishtë kërkuar që të mos udhëtonte dhe ti nënshtrohej disa kontrolleve të tjera.

 

Advertisement

“Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Një të premte mbarova regjistrimin e ‘MasterChef’, të dielën shkova në Martín Fierro dhe më pas bëra ca analiza rutinë para se të udhëtoja. Ishte tronditëse kur mjekët më thanë se nuk mund të udhëtoj me avion.

 

Ishte një tronditje për të gjithë familjen. Ishte shumë e papritur. Kur më pyetën nëse do ta denoncoja personin që zbuloi në media sëmundjen time, thashë jo. Nuk do të gjykoj askënd, sepse padyshim që unë kam punuar në këtë biznes që kur kam qenë shumë e re. Mediat, duam apo jo, këtë punë kanë, të japin lajme sensacionale”, tha Nara.

 

Advertisement

 

Modelja gjithashtu u ndal edhe tek fëmijët e saj, për të cilët tha se sëmundjen e nënës së tyre e kishin marrë vesh në shkollë, kur fëmijë të tjerë që e kishin parë në internet i pyesnin se si ishte nëna e tyre.

 

Ata shkonin në shkollë në Argjentinë dhe atje iu bënë pyetje. Kështu që më duhej të ulesha dhe të flisja me ta, kur në realitet mund të prisja edhe pak. M’u desh t’ju tregoja më shpejt, sepse lajmi doli në media.

Advertisement

 

Fundja këto janë rregullat e lojës dhe çdo gazetar sillet si të mundet, ose siç e sheh të arsyeshme. Nuk kam asgjë për të qortuar askënd. Ishte e vështirë, sepse fëmijët më bënin pyetje dhe nuk kisha përgjigje, por në të njëjtën kohë më duhej t’iu tregoja sepse flisnin kudo për këtë”.

 

 

Advertisement

As Milano dhe as Paris. Wanda Nara ka vendosur që kurimin e saj ta bëjë në ë spitalin “Fundaleu” të Buenos Aires.

 

Kam vendosur që ta vazhdojë trajtimin në Argjentinë, në spitalin “Fundaleu” të Buenos Aires, një qendër e specializuar për sëmundjet hematologjike. Trajtimi është i njëjtë kudo. Kam konsultuar qendra në Milano dhe Paris, por kudo është njësoj dhe kam zgjedhur vendin tim. Ju duhet të zgjidhni ku ndiheni më rehat”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy