Fermerët nisin punët e fshatit, Niko dhe Rigelsa mjelin dhinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët nisin punët e fshatit, Niko dhe Rigelsa mjelin dhinë

Disa nga fermerët janë zgjuar dhe kanë filluar të kujdesen për kafshët dhe të angazhohen me punët e fshatit.

Valeri është angazhuar me mjelien e lopës, ndërsa Niko dhe Rigelsa kanë shkuar të mjelin dhinë.

Rigelsa ka hasur disa vështirësi, pasi nuk ka mundur të marrë qumësht nga dhia dhe në ndihmë i erdhi Niko, i cili e përfundoi me sukses detyrën.

Pasi kanë përfunduar punë tek stallat, fermerët kanë shkuar tek sera, ku kanë ujitur perimet dhe kanë mbledhur luleshtrydhe. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy