Finalja e “Dua të të bëj të lumtur”/ Nga të ftuarit specialë te surprizat për Arbana Osmanin (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finalja e “Dua të të bëj të lumtur”/ Nga të ftuarit specialë te surprizat për Arbana Osmanin (VIDEO)

Finalja e “Dua të të bëj të lumtur”/ Nga të ftuarit specialë te surprizat për Arbana Osmanin (VIDEO)

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka zbuluar ditën e sotme se këtë të shtunë do të jetë episodi i fundit për këtë sezon i “Dua të të bëj të lumtur”.

Në videon e promos së emisionit kuptohet qartë se do të ketë shumë surpriza dhe të papritura. Në video dëgjohet kur Arbana thërret të ftuarin e javës, Arjanin, por në vend të tij në skenë hyn babai i saj.

Moderatorja mbetet pa fjalë ndërsa nis të qeshë dhe të përqafojë të atin. Të dy për herë të parë bashkë në një studio televizive do të ndajnë emocione dhe shumë dashuri, tani që moderatorja është edhe në pritje të ëmbël.

Advertisement

Madje në video shohim qartë barkun e rrumbullakosur të Arbanës, e cila ka veshur një fustan të zi të shkurtër.

“Të shtunën, episodi i fundit i “Dua të të bëj të lumtur” ku ndërsa unë prisja të hynte një nga personazhet e emisionit, stafi i programit me kishte sjellë surprizë, për herë të parë në një studio televizive së bashku, Babain tim❤”!

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shtunën dhe të shohim një nga puntatat më të bukura të “Dua të të bëj të lumtur”.

View this post on Instagram

Te shtunen, episodi i fundit i “Dua te te bej te lumtur” ku ndersa une prisja te hynte nje nga personazhet e emisionit, stafi i programit me kishte sjelle surprize, per here te pare ne nje studio televizive se bashku, Babain tim❤

Advertisement

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on Jun 25, 2020 at 2:20am PDT

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy