Gjikon apo Ylli Limanin? Këngëtarja e njohur vihet në vështirësi: E njoh shumë… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjikon apo Ylli Limanin? Këngëtarja e njohur vihet në vështirësi: E njoh shumë… (FOTO)

Ajo është kthyer tashmë në një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Është fjala për Diona Fona, e cila mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”.

Gjatë bisedës me Orin dhe Islin, Diona foli për këngën e saj më të re me titullin “Baje”, e cila vjen si një mesazh për të gjithë ata që gabojnë në dashuri.

Gjithashtu dy moderatorët e njohur e ngacmuan Fonan, duke e pyetur atë se kë do zgjidhte mes dy këngëtarëve Gjiko dhe Ylli Limani. Ajo ka bashkëpunuar herë pas here për tekstet e saj me të dy, e si pasojë ishte paksa e vështirë zgjedhja.

Advertisement

“Kam bashkëpunime me të dy dhe e kam shumë të vështirë të zgjedh njërin prej tyre. Të dy janë shumë të mirë në punët e tyre. Gjiko ka punuar me mua që prej fillimit në këngën time të parë, Yllin e njoh shumë gjatë, prej shumë kohësh”- përfundoi ajo duke mos preferuar t’i ndajë ato.

Ndërsa duke folur për karrierën e saj dhe qëllimet që ka, Dona tregoi se dëshiron të hyjë në tregun ndërkombëtarë.

“Po punoj shumë për tregun ndërkombëtarë…dhe bashkëpunimi im i ëndrrave është me Ed Sheeran. Nëse bashkëpunoj me të do të thotë që e kam arritur objektivin tim, e adhuroj”, tha bukuroshja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy