“Hera e parë dhe e fundit në festival, 16 vjeç”, pse u “zhgënjye” Vikena Kamenica?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Hera e parë dhe e fundit në festival, 16 vjeç”, pse u “zhgënjye” Vikena Kamenica?

Vikena Kamenica tashmë ka shumë vite që me zërin e saj ka mahnitur publikun shqiptar, duke qenë një nga këngëtaret më të preferuar.

Por pak e dinë që ajo ka marrë pjesë vetëm njëherë në një festival.

E ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Vikena ka treguar se ajo ka marrë pjesë vetëm një herë në festival, por është zhgënjyer, pasi aty këndohej me playback dhe jo live.

Kjo sipas saj nuk të jep asnjë lloj kënaqësie.

Advertisement

Pjesë nga biseda:

Vikena Kamenica: 16-vjeç festivali i parë. Saimiri sa kishte filluar në atë periudhë në estradë me Aleksandër Lalon si zëvendës dirigjent. Ishte ideja e Luan Zhegut për të bërë një material, dhe u realizua ky material bashkë me Osman Mulën. Ne jemi futur në natën e tretë në finale, dhe shumë njerëz mendojnë se kemi qenë çmimi i tretë, por ne nuk kemi qenë të tre çmimet e para. Këtu dallohet se kisha vërtetë eksperiencë në skenë.

Pranvera Borakaj: Kishe emocione?

Vikena Kamenica: Jo, festivali ishte playback, dhe unë këndoja live. Në momentin që më dhanë një mikrofon që nuk do këndoja, kisha një rehati, nuk më jepte asnjë lloj shqetësimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy