minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Humbi 9.5 milionë euro, David Beckham padit aktorin e famshëm të Hollywood-it - Struga.info


Humbi 9.5 milionë euro, David Beckham padit aktorin e famshëm të Hollywood-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi 9.5 milionë euro, David Beckham padit aktorin e famshëm të Hollywood-it

Ish- ylli i fushës së blertë, David Beckham pas një sipërmarrjeje që fillimisht u duk se premtonte shumë, tashmë ka nisur një betejë ligjore me aktorin e famshëm të Hollywood Mark Wahlberg, pasi marrëveshja në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të Wahlberg, po rezulton e dështuar.

Sipas “The Sun” Beckham pretendon se si pasojë e partneritetit të dështuar ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, në vlerën e rreth 9.5 milionë euro. 45-vjeçari pranoi të bëhej ambasadori global i firmës kur u zhvendos në Los Angeles dhe marrëdhënia me Whalberg ishte kthyer në një miqësi.

Gjithashtu ai ka paditur firmën e aktorit, Mark Wahlberg Investment Group (MWIG) dhe themeluesit e grupit të palestrës “F45”, Adam Gilchrist dhe Rob Deutsch, por këta të fundit pretendojnë se akuzat për “mashtrim” janë të pabaza dhe i kanë kërkuar një gjyqtari të hedhë poshtë padinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy