Ishte infektuar me Covid-19, menaxheri i Babastars flet për gjendjen e tij: Nga sot mos u frikësoni më me…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte infektuar me Covid-19, menaxheri i Babastars flet për gjendjen e tij: Nga sot mos u frikësoni më me…

Ishte infektuar me Covid-19, menaxheri i Babastars flet për gjendjen e tij: Nga sot mos u frikësoni më me…

Menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, ka dhënë lajmin e mirë se është shëruar nga koronavirusi. Pasi disa ditësh izolim, tani ai është i “lirë” nga Covid-19.

Përmes një postimi në “Instagram”, Sahiti shprehet se ka marrë testet e tamponit dhe kësaj rafhe ka dalë negativ.

Duke u bërë thirrje njerëz që të mos frikësohen më për ti folur, Sahiti u shpreh se jeta është një sprovë dhe uroi që kjo situatë të kalohet sa më shpejt.

Advertisement

Dekorim Sahiti rezultoi pozitiv me virusin në 16 qershor. Por menaxheri i Babastars në atë kohë tha se gjendja e tij shëndetësore ishte e mire dhe se u vetëizolua.

Postimi i plotë:

Shoqëri e dashur..

Nga sot jam COVID Free😀😀

Advertisement

Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Advertisement

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol 🤪♥

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy