“Ishte thjesht rraskapitëse”, Adele përlotet teksa flet për divorcin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ishte thjesht rraskapitëse”, Adele përlotet teksa flet për divorcin

Këngëtarja e njohur Adele ishte e ftuara e re e rubrikës “Karaoke në makinë” me James Corden. Gjatë kësaj rubrike, yje nga kinematografia dhe industria botërore e muzikës, bëjnë një xhiro në Los Angeles, këndojnë hitet e tyre më të famshme si dhe ndajnë copëza nga karriera dhe jeta e tyre private. Kësaj here ishte radha e Adele për të treguar më shumë rreth jetës së saj sentimentale, për të cilën zakonisht dëgjojmë nga tekstet e këngëve të saj. Ajo u përlot teksa fliste për divrocin nga ish bashkëshorti i saj, Simon Konecki me të cilin u divorcua 2 vite më parë. Këngëtarja shpjegoi për fansat të cilët nuk e dinin, se ajo dhe James kishin një miqësi fantastike e cila i kishte rezistuar të gjitha provave të famës dhe largësisë. Ajo tregoi se James ka qenë një nga njerëzit të cilët e kanë mbështetur Adele gjatë procesit të dhimbshëm të divorcit. Ai së bashku me gruan e tij Julia Crey dhe 3 fëmijët e tyre, kanë bërë një udhëtim të gjatëme Adele, i cili ndikoi pozitivisht në shëndetin e saj emocional pas ndarjes së vështirë.

 

Me lot në sy ajo u shpreh: “Ishim duke u kthyer në shtëpi nga udhëtimi dhe ndihesha më mirë. Ishte e çuditshme sepse ishte viti i parë që u ndjeva se duhet të mbaja përsipër përgjegjësi, më dukej sikur po rritesha. Ti, Jules dhe fëmijët keni qenë një pjesë shumë e rëndësishme në kalimin e procesit të divorcit pasi kujdeseshit gjatë gjithë kohës për mua dhe djalin tim. Ti ishe si një i rritur me mua, ti dhe Julia më këshillonit sa here që kisha nevojë.”

 

Advertisement

Ajo gjithashtu tregoi se një varg nga kënga “I Drink Wine”, ia ka dedikuar Cordon dhe miqësisë së pastër. Gjatë këngës Adele shpjegon se kanë ndërruar rolet pasi është James ai që i kërkon këshilla ai kërkoi këshilla për të kaluar një situatë të vështirë në jetën e tij. Kujtojmë se nuk është hera e parë që Adele ka folur publikisht rreth ndarjes nga Konecki. Fill pas divorcit, ajo është shprehur se ndihej e pashpresë dhe se e vetmja ndihmë që kishte ishin miqtë e saj të afërt që i thoshin të bëhej e fortë.

 

“Ishte thjesht rraskapitëse përpjekja për të vazhduar me të. Procesi i divorcit, procesi i të qenit prind i vetëm ishin shumë të vështira për t’u kaluar.”-u shpreh këngëtarja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy